Hezbollah e shikon Shtetin Islamik si kërcënim për vendet e gjirit

Për liderin libanez të grupit Hezbollah lëvizja radikale që ka pushtuar një pjesë të territorit të Irakut dhe Sirisë është një “monstër” që po rritet që mund të kërcënojë Jordaninë, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe shtetet e gjirit.
Sayyed Hassan Nasrallah, që në Siri ka mbështetur presidentin Bashar al-Assad, thotë se Shteti Islamik mund të rekrutojë hapësira nga shtete të tjera ku ideologjia e fortë ekziston.
“Në çdo vend ku ka ndjekës të ideologjisë ka vend për (Shtetin Islamik) dhe kjo ekziston në Jordani, Arabinë Sauditen në Kuvajt dhe tek shtetet e gjirit”, thotë Nasrallah në një intervistë për gazetën libaneze “Al-Akhbar”.
Arabia Saudite, ku ekziston një monarki e myslimanëve Sunni ndodhet në kushtet e një lufte të ftohtë me Shi’itë në Iran dhe aleatët e tyre. Kjo ka bërë që në Arabinë Saudite të ketë shenja alarmi për përhapjen e Shtetit Islamik. Muajin e kaluar ata zhvendosën 30 mijë ushtarë në kufi me Irakun.
Arabia Saudite ka sponsorizuar protestat kundër Assad-it. Ndërsa Hesbollah ka ndihmuar Assad-in për të mundur rebelët.
S.S
Add new comment