Prokuroria thërret Fullanin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, por kërkesa refuzohet: “Jemi me pushime”

Postuar në 15 Gusht, 2014 07:45

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, javën e parë të shtatorit, do të merret në pyetje nga prokurorët lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve.

Lajmi raportohet nga televizioni “Ora News” që citon burime pranë grupit të hetimit që kanë dërguar edhe shkresën zyrtare në zyrën e kreut të BSH-së.

Bashkë me Fullanin në prokurori do të shkojnë dhe 6 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, të cilët do të merren në pyetje në fillim të muajit të ardhshëm.

Mësohet se, 7 drejtuesit e BSH-së janë kontaktuar nga prokuroria për t’u thirrur që javën e ardhshme, por përgjigja që kanë marrë është: “Jemi me pushime dhe nuk mund të paraqitemi deri në fillim të shtatorit”.

Kjo pavarësisht se një ditë më parë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme.

S.S

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Edhe keta prokuroret sa te bezdisshem po tregohen. &nbsp;Lejeni ore tjetrin te shijoje pushimet se eshte lodhur nga puna. Nuk u be qameti se u vodhen $ 7 milione te popullit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.