Një femër kapet me 1.7 kg kokainë të fshehur në... gjoks

Postuar në 15 Gusht, 2014 10:13

Një femër është kapur duke u përpjekur të trafikonte 1.7 kg kokainë në Spanjë. Kokaina ishte fshehur në gjoks.

Udhëtarja nga Venezuela u arrestua në aeroportin e Madridit pasi oficerët vërejtën “formën e çuditshme” të gjoksit të saj.

Gruaja, e cila kishte udhëtuar nga Kolumbia, u dërgua në spital ku mjekët i hoqën drogën nga gjoksi, drogë e cila në rrugë do të kapte një vlerë prej 1.9 milionë euro.

Spanja është pika kryesore hyrëse në Evropë e drogës që vjen nga vendet e Amerikës Latine. Gjithashtu dhe në vitin 2012 në Barcelonë u ndalua një grua me 1.4 kg kokainë të futur Brenda në gjoks.

http://www.mirror.co.uk/news/world-news/woman-caught-trying-...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.