Arvisu takon Fullanin në selinë e BSH-së: “Të lejojmë hetimin të vijojë dhe ta lëmë Guvernatorin të punojë i pavarur”

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvisu ka qenë sot në mëngjes në Bankën e Shqipërisë ku është takuar me Guvernatorin Ardian Fullani. Takimi zhvillohet pak orë përpara se të mblidhet Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së. Me këtë rast po përcjellim atë që tha Arvisu, meqë ka rëndësinë e vet në zhvillimet e tanishme:
“Kjo bankë është bazuar në modelin perëdimor të kontrollit, pra aplikohen praktikat më të mira të bankave të tjera, por me sa duket ky sistem mund të përmirësohet dhe është e rëndësishme që kjo të përmirësohet në të ardhmen. Do të doja të nënvizoja se është e rëndësishme të mos e shohim si çështje të brendshme, të mos ketë implikime politike. BSH bashkëpunon me Bankën Botërore, BERZH dhe institucione të tjera. Stabiliteti i Bankës së Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Kuptojmë që shqiptarët janë të mërzitur. Duhet të jenë të mërzitur, sepse është një ndjenjë natyrale, por duhet të lejojmë hetimin të vijojë dhe të lejojmë që Guvernatori dhe stafi i Bankës të punojë i pavarur. Në shtator kur të mblidhet Kuvendi jam i bindur se do të ketë seance dëgjmore për këtë ngjarje... Nuk është në dorën timë për ta vendosur(dorëheqjen). Rëndësi ka që të vijojë puna. Ai është Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ka një bord që merr vendime. Gjithashtu edhe parlamenti ka rolin e tij”.
http://www.ata.gov.al/arvizu-bsh-duhet-pritur-hetimi-te-mos-kete-impliki...
s.z
Comments
Edhe Jacomoni në kohë të tij

Edhe Jacomoni në kohë të tij ka qënë më diplomatik në deklaratat që bënte!

Shqipëria (nënkuptoj edhe Kosovën dhe jo vetëm Republikën e Shqipërisë) është katandisur në një feud (çiflig) të këtyre personazheve donkishoteskë, aparatçikë që nuk ngrenë kandar në vëndin e tyre, ndërsa këtu sillen si zotët e vëndit.

Por mirë bëjnë përderisa ndër shqiptarë, dhe si pasojë në politikën shqiptare, është bjerrur me kohë ndjenja e nderit, vetërespekti dhe atdhedashuria.

Sikur të citoja kryeministrin do të shkruaja se “jam shumë i keqardhur”, por kam qëlluar tradicionalist kështuqë do mjaftohem me një “më vjen vërtetë shumë keq” për të gjithë ne shqiptarët!

Jemi një komb që po jeton një krizë të thellë, një krizë që shtrihet në të gjitha fushat e jetës dhe përjetohet nga të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare.

Një klasë politike e tredhur dhe në krize identiteti, ashtu sikur populli dele që ata përçojnë, të cilën e komandojnë të huajt!

Duke nisur nga kryeministri që merr si këshilltar një kalama (26 vjeçarin James Naish, nipin e Alistair Campbell-it, sikur nuk jemi një kolerë me shqiptarë që kemi mbaruar jashtë me rezultate të larta dhe kemi dëshirë që të tregojmë sesa na vlen lëkura) edhe të gjithë pusht-etarët e tjerë me rradhë që u kanë varur këmborët e përçorit në qafë këshilltarëve të huaj dhe ambasadorëve të shteteve “mike”.

Dhe ashtu si e do zakoni ata që flasin më pak ndër ambasadorë, bëjnë punë më shumë!

Kjo e disajta ndërhyrje me këmbë të shtrirë e ambasadorit amerikan të rradhës, më kujtoi një anekdotë mbi Henry Kissinger.

Kam lexuar diku se kur e pyetën Kissinger “Përse në ShBA kanë një demokraci funksionale?” ai u përgjigj duke thënë se kjo ndodh sepse atje nuk ka një ambasadë të ShBA-së.

Si ishte ai hashtagu i krijuar nga kryeministri #VajmedetPD?!

Falë Ambasadorit dhe ambasadorëve; falë Edit, Jarit, Lulit, Salës, Likes, Fullanit etj etj; falë PD-së, PS-së, PtS-mësë; falë ne të gjthëve si komb...

#VAJMEDETSHQIPËRI

Add new comment