Flet Tërnava për arrestimin e imamit nga Gjilani, të cilin e quan “jolegal”: “BIK-u përgjigjet për punën brenda xhamisë”

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë sot një intervistë për “Zërin e Ameirkës” e ku ka shpjeguar pozicionin e BIK-ut për arrestimet e fundit të 40 personbave të dyshuar si të përfshirë në aktivitete terroriste dhe në aktivitete ushtarake në Siri dhe në Iralk. Prej disa kohësh në fakt, mjaft aktorë politikë në Kosovë, kanë kërkuar ta zgjerojnë rrezen e “goditjes” mediatike kur vjen puna te trajtimi i ekstremizmit, duke e kërkuar gjithesesi burimin edhe te një filon i BIK-ut. Mirëpo Tërnava ka dhënë sot një përgjigje që në thelb jep një përkufizim të aktivitetit të BIK-ut deri në pragun e hapësirës ku operojnë institucionet e tjera. Kjo lidhur sidomos me aktivitetin e disa imamëve. “BIK është përgjegjëse direkte për nëpunësit e saj të cilët janë të shpërndarë në të gjitha pjesët e Kosovës dhe janë imam aktiv nëpër xhamitë e Kosovës. Rasti që ka ndodhur mbrëmë dhe ku është arrestuar një imam i vetëquajtur, në një xhami në Gjilan, e them kështu ngase ai nuk është imam i cili ka vendim nga BIK-u, absolutisht. Por, megjithatë, ne jemi përgjegjës për aktivitetet që i bëjnë imamët brenda xhamisë. Derisa për aktivitetet e mundshme bëjnë jashtë xhamisë, çfarë ata punojnë pas orarit të punës dhe ku ata gjenden e çfarë veprojnë, ajo është punë të cilën duhet ta kryejnë institucionet e vendit, që sigurisht ata e dinë më mirë se ne se sa janë apo sa mund të jenë ata individë, qofshin imamë, qofshin qytetarë të rëndomtë, kushdo qoftë ai”, ka thënë Tërnava. Është pak a shumë një përgjigje që ngjan me reagimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë pas arrestimit të 7 personave të dyshuar për përfshirje në aktivitete të paligjshme, apo në rekrutimin e luftëtarëve për në Siri, ngjarje që mandej nxori në dritë edhe faktin se në Shqipëri ka rreth 600 xhami ilegale.
http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-naim-ternava/2413246.html
s.z
Add new comment