Përfundon pas katër orësh mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë(në përditësim)

Nuk është ende e sqaruar mirë se çfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, por ajo që u përfoll gjatë ditës së sotme, por edhe dje, për një votim për largimin e Guvernatorit, me gjasë nuk është konfirmuar. Kështu “ABCNEWS” njofton se anëtarja Ermelinda Meksi ka kërkuar hedhjen për votim të propozimit për shkarkimin e Ardian Fuillanit, por ky propozim nuk është miratuar. Nga ana tjetër Ermelinda Meksi ka deklaruar pas mbledhjes së deklarata zyrtare kësaj radhe do të jetë e qartë, duke nënkuptuar kështu se zhvillimet në mbledhje do të pasqyrohen në të.
http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/45295
s.z
Add new comment