Kriza ekonomike, tashmë edhe Gjermania me të dhëna jo shumë optimiste

Postuar në 14 Gusht, 2014 06:51

Besimi për ringritjen e Europës nga kriza financiare, duket se ka pësuar një tjetër goditje, pas publikimit të disa të dhënave të fundit, sipas të cilave edhe ekonomia gjermane ka ulur ritmet e veta. Këto të dhëna janë publikuar nga një think tank, i cili vlerëson se perfromimi i ekonomisë gjermane është më i ulëti që nga viti 2012.  “Derisa ekonomia në eurozonë nuk po rimerr vrull, shenjat janë që rritja ekonomike në Gjermani do të jetë më e dobët nga sa pritet në 2014-ën”, thuhet në raportin në fjalë. Duket sikur ka një lidhje të shkurtër mes ekonomisë së eurozonës dhe ekonomisë gjermane, në kuptimin se vetëm këto të dyja ndikojnë njëra-tjetrën, por në fakt kësaj rënieje i duhet shtuar edhe çështja e sanksioneve ndaj Rusisë. Kështu që BE-ja ndodhet mes paradoksit të interesave ekonomike me Rusinë dhe pozicioneve politike kundër saj. Shpresa mbahet vetëm te Gjermania edhe pse vlerësohet se tanimë ekonomia franceze ka hyrë në stanjacion, kurse Italia po prek sërish recensionin.

http://euobserver.com/news/125239

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.