Matoshi: Klasa politike kosovare, e implikuar thellë në rritjen e islamit politik. Aksion fasadë para Perëndimit

Postuar në 11 Gusht, 2014 12:53

Aksioni i sotëm policor në Kosovë me arrestimin e 40 personave, mes tyre dhe nënkryetari i partisë së Fuad Ramiqit (foto), është më shumë një reaksion i klasës politike për t’i larë faqet para Perëndimit, thotë analisti Halil Matoshi në një intervistë për gazetën Express. Sipas Matoshit, koalicioni i dikurshëm PDK –AKR dhe vetë PDK-ja janë thellësisht të implikuar në rritjen e islamit politik duke “koketuar” me Myftiun Naim Tërrnava dhe imamë si Shefqet Krasniqi e Irfan Salihu. Matoshi konsideron se para së gjithash është dashur të arrestohen imamët të cilët me lejen e Bashkësisë Islame të Kosovës predikojnë islamin politik dhe antisemitizmin nëpër xhami.

“Arrestimi pompoz i rreth 40 të rinjve druaj se mund të ketë efekt të kundërt, nga ai i dëshiruari. Pra këto spektakle të shtetit po e martirizojnë një shtresë shumë të mjerë, naive dhe injorante të popullsisë, sepse tek një pjesë e publikut kosovar (tek besimtarët islamë) po e krijojnë idenë se po persekutohen besimtarët islam në favor të ndonjë feje ose ideologjie tjetër. Pra veprime të tilla janë kundër produktive!”, thotë Matoshi.

 

Lexoni më gjatë në: http://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-halil-matoshin-eshte-dashur-te-arrestohen-imamet-qe-predikojne-islamin-politik-35526/

 

a.k

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Vakumi moral i demokracise alla amerikane dhe renia e vlerave, eshte me se e ditur qe ka tendencen te zevendesohen ne Kosove nga nje ideologji qe ne dukje ka me shume sens moral, patritiok dhe tradicional, <span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">por qe ne fakt rezulton utopike dhe vrastare, sic eshte Islami radikal.</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.