Mbytja e çiftit në Qerret, Policia e Kavajës procedon stafin mjekësor për vonesë

Postuar në 11 Gusht, 2014 11:33

Ambulanca ishte në gadishmëri, por u vonua në dhënien e ndihmës për çiftin Sinan e Luljeta Shala, që u mbytën në plazhin e Qerretit në përpjekje për të shpëtuar fëmijën e  tyre 7 vjeç. Për këtë arsye, Policia e Kavajës ka vendosur të nisë procedim penal për stafin mjekësor të spitalit rajonal, pasi nuk kanë dhënë ndihmën e duhur. Burime nga policia bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal për mjekun Ibrahim M., infermierin Zylyftar B. dhe shoferin e ambulancës Adem V., ndaj të cilëve rëndon akuza e mosdhënies së ndihmës në kohë. Mjeku, infermieri dhe shoferi erdhën 20 minuta me vonesë. Nëse do të vinin më shpejt mund të shpëtohej jeta e njërit prej prindërve. Tragjedia ndodhi rreth orës 14:00 të së enjtes së kaluar, kur papritmas në plazhin e Qerretit nisën dallgët dhe moti u përkeqësua. Nuk është e qartë ndërkaq, nëse anëtarët e ambulancës ishin pjesë e njësive të lëvizshme shëndetësore që kanë vendosur ministria e Shëndetësisë pranë plazheve, apo ishin në gadishmëri në spitalin e Kavajës.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.