Kokëdhima shkruan se në Dhërmi ka entuziazëm për bashkimin me Vranishtin. Apel për himarjotët: “Të mbajmë në sy nderin e Shqipërisë”

Koço Kokëdhima, deputeti socialist i Vlorës, shkruan në “Facebook”për një të papritur dhe befasi, nëse mund të themi kështu, në zonën e bregdetit. Sipas tij, banorët e Dhërmiut, ai i ka gjetur shumë entuziastë për bashkimin me Vranishtin. “U takova me banorët e Dhërmiut dhe diskutuam si do të jetë Himara pas reformës territoriale, Himara e re. Popullsia e Himarës me këtë reformë gati dyfishohet, nga 15 mijë bëhet 29 mijë banorë. Territori bëhet rreth 500 kilometër katrorë, nga 100 kilometër katrorë që ishte. Të gjithë diskutantët në këtë takim ishin entuziastë për bashkimin me Vranishtin dhe vunë në dukje lidhjet e shkëlqyera e vëllazërore që kanë ekzistuar në shekuj mes Himarës dhe Labërisë, si dy pjesë të një krahine", shkruan Kokëdhima. Më tej, ai duket sikur i kundërvihet këtij fakti, teksa thotë se u ka bërë thirrje himarjotëve që “pavarësisht ndjesive personale, të mbajmë në sy gjërat që na bashkojnë: emrin, nderin dhe interesin e Shqipërisë dhe të Himarës”. Nëse është kështu, atëherë protesta për reformën territoriale në Himarë, ishte thjesht një flakë kashte.
https://www.facebook.com/kocokokedhima
s.z
Comments
Nje gje krejt e pa vertete,
<p>Nje gje krejt e pa vertete, asnje dherminjas nuk eshte entusiast per ate qe thote kokedhima. Mos mendon te hape ndonje tunel ne cike per ta bere me entusiast kete bashkim artificial? Desinfomrimi duhet te kete njefare kufiri. </p>
Kokedhima, je i nderuar. Te
<p>Kokedhima, je i nderuar. Te mbajne mend te shiturit dhe pseudo-greket se ka akoma burra Bregu!</p>
Add new comment