ISIS dhe Shqipëria, një gazetar britanik ngre pikëpyetjen nëse ekstremizmi islamik vjen këtej

Postuar në 12 Gusht, 2014 14:39

Njoftimi në pesë gjuhë të mëdha, pas të cilave e gjashta ishte shqipja, i krijimit të kalifatit islamik të ISIS-it, ka shtyrë gazetarin David Gardner të “Financial Times” (foto) të ngrejë pyetjen: Pas Irakut, mos e ka rradhën Shqipëria? Kuptohet, nuk është vetëm kjo arsyeja që gazetari ngre këtë hipotezë. Sipas tij, që nga fundi i luftës së ftohtë dhe pas luftërave të ish-Jugosllavisë, në Ballkanin Perëndimor – veçanërisht në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Maqedoni dhe madje pjesë të Bullgarisë, ndikimi i fesë myslimane është rritur, kjo me hapjen e xhamive apo dhe medreseve. Pa harruar këtu shtimin e rradhëve të radikalëve islamistë të ISIS me shqiptarë nga vise të ndryshme të Ballkanit. Gardner i rikthehet edhe distancimit që Bin Laden dhe Al Kaeda patën bërë ndaj “një grupimi të ri dhe të pamëshirshëm me ekstremistë islamikë, në gjendje për të kryer brutalitete”.

a.k

Comments

Submitted by Shqiptar (not verified) on

<p>Nuk besoj qe europa te kete frike qe nje anetar i natos ti bashkohet IS. Keto jane pacavure gazetaresh</p>

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Ky paska harruar te shkruaj se keta terroriste ne Siri dhe Irak i dergoi vete qeveria shqiptare dhe ajo e krahines se Kosoves-Serbi. Dhe se Hoxhallaret qe jane pjese e SHIK-ut jane akoma ne detyre duke bere bisnes me eproret ne Pushtet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.