Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, gazeta “Shqip” flet për mundësinë e një Komisioni Parlamentar Hetimor

Postuar në 13 Gusht, 2014 02:29

Gazeta “Shqip” shkruan sot se mazhoranca parlamentare mund të vërë në veprim një komision hetimor parlamentar për çështjen e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Ndonëse mbetet një hipotezë, në shkrimin e saj, gazeta i referohet “disa deputetëve të PS-së” që flasin për këtë nismë. Deri më tani kanë dalë tre deputetë që kanë folur hapur dhe këta janë Pirro Lutaj, Fatmir Toçi dhe Erjon Braçe. Nuk është e qartë se ku do të përqendrohej një komision i tillë në rast se do të ngrihej, pasi aktualisht prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje. Ndërkohë peticioni i qytetarëve thuhet se ka arritur në 5 mijë firma, teksa opozita parlamentare, vijon të mos pranojë asnjë opsion për largimin e Ardian Fullanit.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.