Ministri i Jashtëm francez Fabius kërkon ndërhyrje urgjente kundër xhihadistëve të ISIS: Po masakrohen njerëz

"Unë jam i vetëdijshëm se në Perëndim kjo është një periudhë pushimesh, por kur njerëzit janë duke vdekur, atëherë ne duhet të kthehemi nga pushimet”. Këtë shprehje përdori ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, në thirrjen që ai u bëri 28 vendeve anëtare të BE-së. Thirrja synon një takim urgjent për të diskutuar sigurimin ndërkombëtar të ndihmës ushtarake për forcat kurde që luftojnë me xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS) në Irak. Fabius tha se ai i kishte dërguar një letër ministres së Jashtme italiane Federica Mogherini, përfaqësueses së lartë të Punëve të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton për t'i kërkuar takimin. Vonesat dhe skepticizmi për angazhim ndërkombëtar në konfliktin sirian, po vijon edhe pasi kriza përfshiu Irakun, ku vetëm ditët e fundit Shtetet e Bashkuara po kryejnë disa goditje selektive ndaj objektivave të ISIS.
a.k
Add new comment