Rama “infekton” Bashën, dy liderët tashmë dialogojnë virtualisht

Postuar në 10 Gusht, 2014 08:45

Lulzim Basha është dorëzuar. Ai ishte i vetmi aktor kryesor politik në vend që nuk përdorte rrjetet sociale për reagime.

Por, tashmë prej dy ditësh Basha ka nisur të publikojë në "Facebook" akuza dhe reagime ndaj qeverisë.

Sot, ai ka shkëmbyer replika me kryeministrin, Edi Rama lidhur me reformën në arsimi.

“Vazhdojnë përçart në mbrojtje të piramidave në arsim paçka se është zbatuar ligji që e bënë po se zbatuan kurrë #VajmedetPD#Reformasndalet”, shkruan Rama në Twitter.

“Ne do të jemi gjithnjë kundër piramidës së injorancës në krye të qeverisë dhe arsimit”, reagoi Basha duke akuzuar Ramën se ka zgjedhur të bëjë demagogun sipërfaqësor që kërkon famën përmes cirkut dhe përbaltjes.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.