Mali i Zi, një vend i rrezikshëm për gazetarët. Nuk kursehen as ato femra

Një person i akuzuar për drejtimin e një rrjeti prostitucioni ka sulmuar fizikisht një gazetare në prani të policisë, raporton gazeta e Malit të Zi, “Dan”.
Incidenti ka ndodhur të premten në Kotor, në një gjykatë lokale.
I akuzuari Marko Jovanoviç, po sillej në gjykatë dhe gazetarja Biljana Markoviç po përpiqej të bënte foto.
Pavarësisht faktit se ai shoqërohej nga oficerë të policisë, Jovanoviç goditi gazetaren si dhe i theu dhe aparatin fotografik, raporton e përditshmja “Pobjeda”.
Jovanoviç u arrestua të enjten bashkë me dy persona të tjerë të cilët dyshohet se drejtonin një bordello në Budva, të quajtur "San Remo".
S.S
Add new comment