Ivica Daçiç: "Serbia “nuk është e armatosur” për të marrë pjesë në një Luftë të Ftohtë të re"

Postuar në 10 Gusht, 2014 07:53

Ivica Daçiç që sot mban postin ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër i Parë thotë se Serbia nuk dëshiron që të marrë pjesë në asnjë luftë, qoftë dhe luftë e ftohtë. Kjo sepse nuk është e armatosur dhe as e aftë.

Në një artikull të botuar në të përjavshmen, “Nedeljnik”, ai shkruan se, Serbia është e angazhuar për paqe dhe dialog dhe se kjo i ka hapur rrugën e Bashkimit Evropian.

Shkrimi i Daçiç ka në fokus sanksionet ndaj Rusisë, për të cilat ai thotë se, insiston tek dialogu dhe kompromisi për zgjidhjen e të gjitha krizave në botë.

Pasi sipas tij nuk mund të ketë “paqe” mes fuqive të mëdha pasi çdo kush që merr sa do pak vesh nga gjeopolitika dhe marrëdhëniet në botë e di shumë mirë se ka shumë interesa, shumë para, naftë, gaz dhe armë që nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Daçiç shkruan se, “për gabimet tona, për ambicien tonë të gabuar dhe për krimet tona (dhe ne i njohim që ka pasur), ne kemi paguar, po paguajmë edhe sot, një çmim të lartë”.

Ish-kryeministri thotë se Serbia nuk “është e armatosur dhe nuk është në gjendje për luftë të ftohtë” dhe se vendi për një kohë të gjatë është cilësuar fajtor për çdo luftë pavarësisht se në cilën anë ishte apo si përfundoi lufta.

“Edhe sot, 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, në të cilën ne zyrtarisht ishim në anën e fituesve, një nga temat më të prekura në botë është – Serbia fajtore për nisjen e luftës. Kështu që, kur ne jemi fajtorë për këto luftëra, edhe pse u dëmtuam dhe kurrë nuk fituam ndonjë gjë, është e qartë pse sot ne nuk duam të marrim pjesë në luftërat që nuk kanë përfunduar kurrë. Serbia nuk do të jetë Gavrilo Princip-i i ri e ndonjë rendi të ri botëror”, shkruan Daçiç.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.