Spekullime mbi identitetin e vërtetë të kalifit Abu Bakr Al Baghdadi. Ai më i fundit e bën atë një operativ të MOSSAD-it me emrin Elliot Simon

Postuar në 10 Gusht, 2014 11:44

Suksesi ushtarak i shpejtë dhe i pakundërshtuar i organizatës islamike ISIS në Irak ka ngritur prej kohësh dyshime mbi ekzistencën e një projekti politik të fshehtë. E përforcon këtë ide sidomos misteri i madh që mbulon lëvizjet financiare të organizatës, rekrutimi i shpejtë i militantëve nga e gjithë bota si dhe braktisja e qeverisë së Nuri Al Malikit që u detyrua t’iu drejtohej sirianëve dhe rusëve për ndihmë. Së fundmi “fantazia” ka shkuar më tej dhe është ndalur ne figurën e kreut të ISIS-it, të vetëshpallurit Kalif Abu Bakr al-Baghdadi. Kështu prej disa ditësh ka nisur të qarkullojë një informacion, përhapur fillimisht nga “Veterans Today”( http://www.veteranstoday.com/2014/08/04/french-report-isil-l...), referuar si burim “Radio Ajyal.com” duke shkuar madje me burime të pakonfirmuara deri tek Edward Snowden. Dhe ajo që “zbulohet” është se Abu Bakr Al Baghdadi nuk është asgjë më shumë se një operativ i MOSSAD-it izraelit, i përgatitur për spiunazh dhe luftë psikologjike, emri i vërtetë i të cilit është Elliot Simon. Qëllimi që i mvishet këtij personi dhe shërbimit pas tij, që vepron bashkë me disa shërbime perëndimore, është krijimi i një bërthame të organizuar ekstremistësh që do të çojnë në kaos vendet arabe. Dhe duket se po ia dalin. Informacioni në fjalë është qarkulluar edhe nga mediat iraniane(http://www.abna.ir/english/service/important/archive/2014/08/07/629591/story.html” dhe në të gjitha rastet shoqërohet me një foto që supozohet se jep Abu Bakrin në dy kohë të ndryshme. Gjithçka e pambështetur deri më tani nga fakte dhe dokumente, por gjithësesi në kushtet kur Perëndimi po godet në mënyrë shumë të kufizuar, lajmi shërben jo keq edhe si diversion propagandistik. “VT” shtonte më tej se sulmet ajore të SHBA-ve ndaj ISIS kanë patur vetëm një synim: frenimin e tij në penetrimin e zonës kurde, që është pikë e interesit të veçantë amerikane. Nga ana tjetër një oponencë e arsyetuar, ose më e shtjelluar ndaj këtij pretendimi, mund të gjendet këtu (http://semiticcontroversies.blogspot.com/?view=classic), sa kohë që deri më tani mediat kryesore e kanë injoruar atë.

s.z

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Ajo qe dihet boterisht eshte se ISIS eshte forcuar duke shtene ne dore armet amerikane dhe perendimore te destinuara per kundershtaret e Asadit. ISIS ka linduir si fraksion i levizjes anti Asad.

Izraeli ka punuar me fort nga te gjithe per mbeshtetjen logjistike te levizjes anti-Asad (si hap i pare per dobesimin e aleances Siri - Iran dhe Hezbollahut) duke u bere thirrje te vazhdueshme SHBA dhe Perendimit per nderhyrje ne Siri dhe ndihme ndaj forcave rebele.

Pa diskutuar vertetesine e tij, ky lajm ne vetvete nuk cudit njeri.

Para disa vitesh Mossad eshte kapar ne flagrance duke ngritur celula te Al - Kaides ne Liban, kjo e pohuar  nga drejtorite e sherbimeve sekrete te perendimit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.