Erdogan në garën për president me një paralajmërim: “Po, unë jam i ashpër. Dhe do të jem edhe më tej i ashpër”

Kryeministri aktual Erdogan nuk tërhiqet nga beteja kundër atyre që tanimë quhen si “strukrura paralele”. Madje, si një ndër kandidatët për President, ai ka paralëjmëruar se do të jetë edhe më i ashpër, duke akuzuar se këtu bëhet fjalë për spiunazh dhe tradhti. Për këto të fundit ai i është referuar zbardhjes së bisedave telefonike me anëtarë të kabinetit. “Duket qartë se ka tradhti flagrante...Po u them: Po, Rexhep Taip Erdogan është shumë i ashpër në këto raste. Unë jam i ashpër qëkurse interesat e kombit tim dhe të vendit e kërkojnë këtë”, tha Erdogan në një fjalim në Këshillin e Industrisë dhe Tregtisë së Turqisë. Erdogan ëhstë kandaidat favorit dhe duket se do t’ “lajë duart” me gulenistët me të marrë presidencën. Ndërkohë nuk kanë munguar zërat se në vend të tij mund të caktohet ministri aktual i Jashtëm Davutoglu.
http://www.hurriyetdailynews.com/im-tough-will-be-tougher-says-pm-erdoga...
s.z
Add new comment