Banka Botërore e cilëson si “zgjidhje të drejtë” marrëveshjen që qeveria shqiptare arriti me çekët për CEZ-in

Banka Botërore përshëndet zgjidhjen e problematikës mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke CEZ. Ndërsa njoftoi përfundimin me sukses të negociatave për programin 150 milionë dollarësh që do të përdoret për rimëkëmbjen e sektorit energjetik shqiptar, Banka Botërore del në mbështetje të qeverisë shqiptare duke e cilësuar si “një zgjidhje të drejtë” marrëveshjen e arritur mes palës shqiptare dhe asaj çeke.
“Zgjidhja e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjes tregtare në lidhje me kompaninë e shpërndarjes, bën të mundur që Shqipëria të shpjerë përpara këto reforma vendimtare si dhe kryerjen e investimeve shumë të nevojshme në sistem” tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore. Marrëveshja e arritur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ parashikon detyrimin e palës shqiptare për të paguar 95 milionë euro në 4 vite. Prej ditësh, opozita shqiptare po akuzon qeverinë se ka shkaktuar nga “megaskandal financiar” me këtë marrëveshje. Sipas opozitës, ishte kompania çeke ajo që duhej të paguante dhe jo pala shqiptare.
n.k
Add new comment