Marco Olivari i “Agon Channel: “Kostot e një rrjeti në Shqipëri, në raportet 1 me 30 me Italinë. Shqiptarët për mua janë (si) italianë”

Postuar në 07 Gusht, 2014 11:35

“Shqiptari i Italisë” publikonte dje një intervistë me Marco Olivarin, Producent Ekzekutiv i Agon Channel në Shqipëri, realizuar nga Darina Zeqiri. Intervista është interesante edhe për të lexuar përvojën e italianëve në një media që operon në Shqipëri me gazetarë shqiptarë. Dhe konstatimet e Olivarit nxjerrin në sipërfaqe disa “gjëra të zakonshme”, por që fitojnë tjetër vlerë në sytë e një të huaji. “Në Shqipëri mund të telefonosh edhe kryeministrin direkt. Mund të mbështetesh te profesionalizmi dhe entuziazmi i atij që punon me ty. E vetmja e metë që vë re dhe mund ta them është se, me të arritur objektivin e tyre, mirëqenien profesionale, gjithçka pastaj është një avash-avash”, thotë Olivari. Më tej akoma një gjykim i papritur: “Pavarësisht paragjykimeve fillestare që ende gjallojnë në Itali për shqiptarët, për mua shqiptarët janë italianë. Ngrohtësia e tyre ngjan shumë me atë në Italinë e Jugut”. Lidhur me projektet dhe kostot e tij, Olivari nënvizon se “nisur nga fakti se kostot e mbajtjes së një rrjeti në Shqipëri-produksion, profesionistët, transmetimi-qëndrojnë në raportet 1 me 30 në raport me Italinë, do të jetë më e lehtë që të bindim profesionistët italianë që të punojnë në Shqipëri”.

Intervista e plotë në:  http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/37-shqiperi-itali/5545-la-tv-albanese-agon-channel-sbarca-in-italia.html

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.