Kavajë, mbyten bashkëshortët në përpjekje për të shpëtuar fëmijën në det

Postuar në 07 Gusht, 2014 14:07

Ky sezon pushimesh ka regjistruar një tragjedi për një familje që po pushonte pasditen e së enjtes në bregdetin e Kavajës. Një ccift bashkëshortësh është mbytur në det, teksa u futën mes dallgëve për të shpëtuar djalin e tyre të mitur, Shpatin 7-vjeccar. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Qerretit, pranë kompleksit turistik “Laguna blu”. Sinan dhe Jeta Shala, përkatësisht 48 dhe 45 vjecc, banorë të zonës, janë futur në det për të shpëtuar fëmijën e tyre që rrezikonte mbytjen në detin plot dallgë. Burime nga policia lokale e Kavajës bënë të ditur se prindërit u mbytën, ndërsa fëmija është dërguar për në spitalin e Durrësit nga ku bëhet e ditur se është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka alarmuar pushuesit që kanë raportuar për atë qëpo  ndodhte  dhe kanë arritur të nxjerrin fëmijën e ta dërgojnë në spital.

Mungesa e rojeve bregdetare mbetet një problem i madh në pjesën më të madhe të plazheve shqiptare, ku mungon sinjalistika dhe informacioni mbi situatën detare, dallgëzimin dhe zonat e lejuara për pushuesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.