Civici për “Panorama”: Guvernatori dhe Këshilli, përgjegjës pse nuk ndaluan vjedhjen e Bankës

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe president i UET, Ardian Civici, në një intervistë për “Panorama” bën përgjegjës Guvernatorin e Bankës Ardian Fullani dhe Këshillin Mbikëqyrës që nuk ndaluan grabitjen e Bankës së Shqipërisë. Sipas tij, besimi i qytetarëve te Banka e Shqipërisë është tronditur dhe për shkak të reagimeve të ngadalta që u ndërmorën. Por anëtari i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë shprehet se stabiliteti bankar dhe ai financiar mbeten solidë.
“Kjo vjedhje është pa asnjë dyshim ngjarje nga më të rëndat e kriminalet që mund t’i ndodhë një banke qendrore, apo dhe çdo lloji banke e institucioni financiar. Është shumë e rëndë humbja e vlerave të konsiderueshme monetare, por mbi të gjitha është po kaq e rëndë pamundësia për ta zbuluar në kohë dhe parandaluar një situatë të tillë. Është absolutisht i kuptueshëm e normal edhe reagimi i publikut ndaj këtij fakti tronditës. Bashkë me mbajtjen e përgjegjësive në gjithë piramidën drejtuese e menaxhuese të BSH, është po kaq imperative edhe marrja e masave urgjente për izolimin e efekteve negative të kësaj vjedhjeje dhe përmirësimin e çdo procedure, rregulloreje, forme auditimi e kontrolli që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen” shprehet Civici.
E përsa i përket përgjegjësive të guvernatorit Fullani, Civici shprehet se “përgjegjshmëria dhe përgjegjësitë duhet të jenë maksimale në gjithë strukturat e BSH, duke filluar nga Guvernatori, Këshilli Mbikëqyrës e deri te punonjësi më i thjeshtë”. “Askush nuk mund t’u shmanget përgjegjësive, qoftë edhe në përgjigje të pyetjes: përse nuk u arrit të zbulohej më shpejt apo të ndalohej një vjedhje e këtyre përmasave? Natyrisht që besimi te BSH është tronditur, por besoj se shpejtësia e reagimit për marrjen e masave parandaluese dhe kompletimi sa më cilësor i rregulloreve, procedurave, formave të auditit dhe standardeve të punës në sektorë delikatë si arka stok, ambientet e veprimit me cash etj., do ndihmonte në rikuperimin e kësaj situate delikate” thotë më tej Civici.
Për më shumë:
s.s
Comments
Kur eshte keshtu pse votove
<p>Kur eshte keshtu pse votove kunder heqjes se Fullit. Ah qerrata ti je me keq se ai po he.</p>
Add new comment