Braçe e Ngjela, bashkë kundër kioskave të diplomave: “Të hetohen edhe allishverishet e deritanishme”

Edhe pse heqja e licensave për 17 universitete private ka tronditur sistemin arsimor, përveç heqjes së licensave, tashmë kërkohet edhe hetim penal për shitje diplomash. Janë dy zëra publikë si deputeti socialist Braçe dhe avokat Spartak Ngjela, që përmes rrjeteve sociale thonë se pezullimi i këtyre universiteteve është shumë pak. Sipas Braçes, “Kaq nuk mjafton! Zhvatja, mashtrimi, përfitimi përmes mashtrimit janë krime penale. Duhet hetim penal. Për çdo emër të rregjistruar duke gjurmuar e hetuar deri në fund diplomimin e tij. Kush rezulton të jetë diplomuar ndershëm, duke ndjekur këto studime, t’i shtrëngohet dora. Kush rezulton të jetë diplomuar duke paguar e duke mos ndjekur studimet, duhet trajtuar ndryshe...Ky sistem kriminal shembet vetëm duke u hetuar si vepër kriminale e duke u gjykuar po si e tillë”. Ndërsa avokati mendon se beteja duhet të vijojë deri dhe të anullimi i diplomave me ligj: “Një audit dhe një hetim i thellë duhet bërë në këta universitete, dhe, ndonëse prokuroria është e Saliut, domethënë e antintelektualizmit, duhet bërë presion të fillojë hetimi radikal për shitjen e diplomave”.
a.k
Add new comment