Grabitet sërish argjendaria e Rrapo Sinanajt

Postuar në 06 Gusht, 2014 05:25

Argjendaria e Rrapo Sinanajt, argjendari i vrarë rreth 3 vite më parë gjatë një grabitjeje nga Viktor Gushi, është bërë sërish objekt sulmi dhe grabitjeve me armë. Sic raporton agjencia e lalmeve ‘Balkanëeb’ gjatë paradites së sotme dy persona të maskuar hynë në argjendari,duke realizuar një grabitje. Nga ngjarja ka mbetur e plagosur edhe pronarja e kësaj argjendarie, vajza e argjendarit Rrapo Sinanaj, Olta, e cila është parë të nxirret e gjakosur nga ambientet e biznesit të saj dhe është transportuar drejt spitalit Ushtarak për një ndihmë më të specializuar. Ajo është goditur në fytyrë me qytën e armës, pasi ka bërë rezistencë për të mos lejuar grabitjen e argjendarisë së saj. Autorët e vjedhjes kanë qëlluar me armë 2 herë brenda argjendarisë dhe 2 herë në ajër. Ata më pas janë larguar me motori në drejtim të zonës së QSUT. Gjatë hetimeve në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe pamjet e filmike të kamerave të sigurisë për të bërë kështu të mundur identifikimin e autorëve.  
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.