Pranga për shefin e Policisë së Kukësit, mori peng të riun e dyshuar se vodhi dyqanin e shokëve

Postuar në 05 Gusht, 2014 15:03

Ka dashur të “ndihmojë shokët”, por harroi se ç’rrobë mbante veshur. Shefi i Policisë së Kukësit, Edvin Dervishi, është arrestuar nga kolegët e vet, pasi akuzohet për bashkëpunim në pengmarrjen e një të riu.

Ai është marrë peng nga tre shokët e Dervishit, Armar, Edmond dhe Samet Elezi, që gjithashtu janë arrestuar, pasi akuzohej se kishte vjedhur dyqanin e tre vëllezërve. Ata e kanë marrë peng atë, duke e mbajtur gjithë natën në një magazinë dhe vetë oficeri akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj tij.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.