Pakti detar, prokuroria nis procedimin penal. Thirren të dëshmojnë negociatorët shqiptarë

Prokuroria e Tiranës ka dyshime të forta se nga marrëveshja e detit me Greqinë janë cënuar rëndë interesat e Shqipërisë, e për këtë ka regjistruar procedimin penal, që vjen pak kohë pasi Ministria e Jashtme depozitoi në organin qendror të akuzës një material voluminoz për çështjen më të debatuar që nga viti 2009. Prokurorët u bindën se në material ka të dhëna të mjaftueshme. Kësisoj, 11 ekspertë të aktivizuar përgjatë vitit 2009 për paktin detar, në të cilin Shqipëria humbiste një sipërfaqe prej gati 354 miljesh katrorë sipërfaqe detare, priten të thirren në Prokurorinë e kryeqytetit, në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen, menjëherë pasi dosja kaloi fazën e verifikimeve. “Ne - thanë pjesëtarë të prokurorisë për TCH, - kemi verifikuar dokumentacionin e referuar, më i rëndësishmi i të cilëve është edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili anuloi më 26 Janar 2010 zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke e konsideruar si antikushtetues dhe në dëm të interesave kombëtare”. Do të thirren kryenegociatori i palës shqiptare Ferit Hoxha, kundëradmirali Kristaq Gerveni, në atë kohë me detyrë zëvendës/shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, drejtori i çështjeve juridike dhe ndërkombëtare Ilir Tepelena, drejtoresha e Traktateve Ledia Hysi, deri te specialistë të fushës, sikurse nga fusha e Fotogrametrisë Ferdinant Berberi, apo Anduel Çauli i sektorit të Hartave Dixhitale. TCH thekson lënien jashtë këtij procesi tani për tani, të firmatarit të paktit, ministrit të Jashtëm të kohës Lulzim Basha.
a.k
Comments
Duhet nisur procedura per ate
<p>Duhet nisur procedura per ate qe firmosi paktin, Lulezim Bashen.</p>
Add new comment