Skandali i BSH, urdhër arresti për ish drejtorin Çollaku. Do vetëdorëzohet nesër paradite

Postuar në 05 Gusht, 2014 16:42

Urdhër ndalimi ka lëshuar Prokuroria e Tiranës dhe Task Forca e Krimit Ekonomik, për ish-drejtorin e emisionit të parasë në Thesarin e Shtetit në Linzë, Dorjan Çollaku, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të reja në Bankën e Shqipërisë. Çollaku akuzohet për shpërdorim detyre. Ai është shkarkuar 4 ditë më parë, nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, së bashku me Eduard Sinanin, ish-drejtor i Departamentit të Sigurisë. Burime nga policia e shtetit bëjnë të ditur se me të marrë urdhër arrestin, agjentë të krimeve kanë shkuar në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur atë. Më pas, me anë të një bisede telefonike Çollaku është shprehur se do të vetëdorëzohet në orët e para të ditës së nesërme. Brenda dy javësh pas këtij skandali, shkon në 10 numri i personave të dyshuarve për këtë skandal. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.