ISIS përparon kundër peshmergëve kurdë, shtie në dorë disa qyteza dhe urdhëron minoritetet të ndërrojnë fe

Postuar në 04 Gusht, 2014 07:06

Në luftime të ashpra me luftëtarët kurdë “peshmergët”, Shteti Islamik ka njoftuar se ka shtënë në dorë territore në pjesën veriore të Irakut. Grupi militant ka thënë se ka kapur edhe dhjetëra të burgosur kurdë gjatë. Dje, grupi ka arritur të marrë qytezat e Sinjarit dhe dy qyteza edhe më të vogla, që është suksesi më i madh që kur kanë marrë një pjesë të konsiderueshme të Irakut perëndimor nën kontroll, para dy muajsh. Dhjetëra mijëra njerëz, përshirë edhe pjesëtarë të minoritetit fetar Jezidi, janë larguar nga rajoni i afërt pas raportimeve se militantët kanë vrarë dhjetëra pjesëtarë të këtij komuniteti në Sinjar, të cilët paraprakisht nuk kanë pranuar të konvertohen në myslimanë. Raportohet se militantët iu kanë dhënë ultimatum Jezidëve, feja e të cilëve ka lidhje me Zoro-astrianizmin, që të konvertohen në myslimanë, të paguajnë një taksë apo të përballen me vdekjen.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.