Paloka: Vjedhje e Bankës ishte ajo e vitit 2000. Fullani veproi drejt

Lidhur me skandalin e Bankës Qëndrore, pas Berishës dhe deklaratës zyrtare të Partisë Demokratike, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Sipas Palokës, BSH ka vepruar në përputhje me ligjin duke denoncuar vjedhjen. "Të dashur miq, krimi në BSH u zbulua dhe denoncua nga vetë Banka e Shqipërisë në prokurori. Organet e drejtësisë, hetimin dhe qëndrimin më të rreptë ligjor për autorët dhe përgjegjësit e grabitjes. Ne opozita heshtim, se kemi si qëllim të mos nxisim destabilizim të bankave në vend. Vjedhja e zbuluar në BSH nuk mund të krahasohet me vjedhjen në vitin 2000, kur ish-guvernatori Cani, sot ministër i Financave në qeverinë “Rama”, mashtroi shqiptarët për të fshehur vjedhjen, ndërsa në rastin aktual qëndrimi i BSH-së është në përputhje me shtetin ligjor”, thotë Paloka.
a.k
Comments
$ 7 millione u zhduken dhe
<p>$ 7 millione u zhduken dhe hajduterit e kane pranuar por nuk quhet vjedhje se Fullanin e ka emeruar PD. Ju jeni te gjithe per tu varur per gjuhe ne mes te Tiranes.</p>
Me cfare guximi flet ky
<p>Me cfare guximi flet ky njeri, nuk e di. Po fundja, per keqmenaxhim apo paaftesi menaxhimi nuk mund te akuzohet Fullani, apo dhe per kete eshte gabim?</p>
Add new comment