Nga Kristali, tek Vitrinat. Institucionet arsimore që propozohen për mbyllje. Rama: “Piramida të arsimit që kanë gënjyer njerëzit”

Gjatë prezantimit të raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend, me praninë e kryeministrit Rama dhe ministres së linjës Nikolla, u bë e ditur se disa shkolla dhe Universitete private e shtetërore do të mbyllen. Në fakt, është publikuar edhe lista e atyre institucioneve që propozohen për mbyllje, pasi Kryeministri Rama i cilësoi këto institucione si ‘skema piramidale’ dhe shprehu keqardhjen për investimin e familjeve për fëmijët e tyre në këto shkolla.
Sipas Ramës, në këtë raport situata është përtej imagjinatës së humoristëve të talentuar të vendit. “Rastet për të qarë e qeshur janë të panumërta në të gjitha, mjafton degjenerimi i qendrës albanologjike për të parë se ku është katandisur bota e të menduarit dhe niveli i arsimit të lartë, i shkencës që mësohet dhe zhvillohet në këto institucione. Si mund të ketë doktorë shkencash që kanë doktoruar me “humori i këngës popullore”, apo temë doktorature “Diana Çuli dhe Helena Kadareja”, tha Rama. Qeveria parashikon që akreditimi i Universiteteve të bëhet me një agjenci që do të vijë nga Britania e Madhe.
Lista e institucioneve arsimore:
Propozim për mbyllje
Akademia e Arteve Shkodër
Propozim për mbyllje të filialeve
Filiali Kukës, Universiteti i Tiranës
Filiali Sarandë
Filiali Peshkopi, UAMD
Filiali Pogradec, UK
Filiali Lushnje, Universiteti Bujqësor
Filiali Gjirokastër, Universiteti Bujqësor
Akademia Pedagogjike, Tirane
Kolegji profesional i Sporteve Fier
Universitete privat për heqje license
Universiteti 'Kristal'
Universiteti 'Vitrinat'
Universiteti 'Justiniani I'
Shkolla e Larte, "Nena Mbretereshe Geraldine"
Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes
Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes
"Shkolla e Larte Ilyria"
Kolegji profesional 'Argent', Shkoder
Kolegjet Profesionale, private "Medicom'
Shkolla e Larte Private e Edukimit
Universiteti 'Elite'
"Universiteti Planetar i Tiranes"
Medikadent"
"Gjon Buzuku", Shkoder
Akademia e Ndertimit, Tirane
Pezullim te aktivitetit
Akademia Profesionale e Biznesit IPAL "ISSAT"
Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent&Partners"
Kolegji Profesional privat "New Generation"
"Pavaresia", Vlore
"Hena e plote" Beder
"Logos"
"Justicia"
"Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
Instituti Kanadez i Teknologjise
"Wisdom University"
Universiteti "Aldent"
Universiteti 'Albanian University', i njohur më pare më emrin, 'UFO'
a.k
Comments
Po me ata qe jane "diplomuar"

Po me ata qe jane "diplomuar" ne keto shkolla cfare do behet???

Ata ja hodhen lumit....

Ata ja hodhen lumit....

Te gjithe do punesohen nga

Te gjithe do punesohen nga Henri Cili.

Paska rene brenda edhe

Paska rene brenda edhe ministrja Nikolla! E paskan mashtruar te shkreten. Po tani si i behet nese rrezikon te mbetet pa masterin e UFO-s?

Vjen Rama dhe i mbyll, vjen

Vjen Rama dhe i mbyll, vjen Berisha dhe e cel perseri. Do bohet kjo pune cil e mbyll, e mbyll e cil...

E moret vesh tani kush e

E moret vesh tani kush e mbylli Universitetin Enver Hoxha?!, do thote Kac Islami.

Nuk e mbylla une, por Edvin Rama, sapo e perzune nga Bodrumi i Pashkove!

Por, as tani Edi s'e ka me enver hoxhen. Ja, Linda Nikolla dhe ata qe mbarojne ose mastr..ojne te UFO,

behen ministra/ministresha,

Henri Cili do ribotoj KUR(b)ANIN e Rames, madje edhe ne italisht,

qe ta kendoj djali i Bosit te Veriut!

Ose, qe Berisha te mos e ket me merak Kac Islamin, do bej pakt me Ramen: e shpallim SENATOR,

bashke me Zogajn, dhe te jene te ftuar te pergjithnjeshem tek Arjan Cani!

Universiteti Mesdhetar i

Universiteti Mesdhetar i Cacit dhe Respublicas paska mbijetu? Si keshtu?

Mire qe i mbyllen po kriteret kush ishin? Cfare standardesh duhet te arrinin dhe sa larg ishin prej standardeve? Me duket si tentativa me e fundit e qeverise per spektakel nga njera ane dhe subjektivizem nga ana tjeter. Keshtu me lojrat e fatit, keshtu me ndertimet qe ne nje vend shkaterrohen e ne nje vend legalizohen, nje pastrim i tille ju be tregut te kompanive ajrore ku u mbyll i "poshtri" BelleAir per tu zevendesuar nga kompani akoma me te shtrenjta.

Qofsha i gabuar po kjo duket nje pastrim tjeter i tregut per te favorizuar miqte e tyre. Kuptohet qe Mucit i dukej rregjim vetem kur Berisha i bente keto gjera po pushtetin qe ka Rama sot ne dore e konsideron normal.

Pse nyuk mbyllet edhe
Pse nyuk mbyllet edhe Universiteti Evropian, nga i cili po doktorojne qindra kosovarë, pa shkuar asnje dite. Aty po shiten doktoraturat me lek. Duhet te mbyllet edhe ky "universitet". Le te shikohen mire gjerat se edhe aty ka shume dallavere
Add new comment