Sheshi “Avni Rustemi”, protesta kundër guvernatorit Fullani dhe irritim me politikën

Duke sfiduar vapën e mesditës së gushtit, pas thirrjeve për protesta në rrjetet sociale për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, përpara godinës ku është transferuar provizorisht Banka e Shqipërisë, pranë sheshit “Avni Rustemi” janë bashkuar dhjetëra qytetarë. Organizatorët e protestave deklaruan se do të vijojnë protestën çdo ditë, deri sa parlamenti të mblidhet dhe të shkarkojë Guvernatorin Fullani, ose ai të japë dorëheqjen. Protestuesit mbanin në duar parrulla të tilla si “Dorëzoni Don Fullanin”, “Full hajn” etij. Protestuesit kërkojnë mbledhjen e parlamentit dhe shkarkimin e Fullanit. Ata janë shprehur të irrituar me heshtjen e politikës për rastin e Ardian Fullanit. Thirrja për protesta është bërë përmes Facebook-ut, ku u ftuan shqiptarët të protestojnë pranë sheshit Avni Rustemi, ironikisht ish-rezidenca e firmës Piramidale VEFA.
a.k
Add new comment