Miliardat e vjedhura në Bankën e Shqipërisë, kreu i Komisionit të Ekonomisë Braçe konfirmon: “Shuma është ajo që ka komunikuar BSH”

Postuar në 30 Korrik, 2014 07:00

Vjedhja e konstatuar në Bankën e Shqipërisë duket se  ka vënë vulën dhe ka konfirmuar atë perceptim të përgjithshëm që ekziston për statusin e insititucioneve shqiptare. Një akt banditizmi që edhe me fjalët e kreut të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe “ka dëmtuar rëndë imazhin e BSH-së”. Sot Guvernatori Ardian Fullani ka qenë në Komision dhe ka raportuar për çështjen, por për atë se çfarë u fol aty brenda ka dhënë një llojë sqarimi Erjon Braçe. “Dua t’ju garantoj që të paktën nga raportimi që na kanë bërë ne nuk ka asnjë lloj mundësi që vlera të jetë më e madhe se vlera që u deklaroi Banka e Shqipërisë. Vjedhja nuk ka asnjë lloj impakti në aspektin ekonomik, por vetëm në besimin e qytetarëve dhe imazhin e Bankës së Shqipërisë. Jemi në proces nuk mund t’u them dot sot se kush e mban përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë”, tha ai.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.