Edhe pas raportit të Williamson, akuza për trafik organesh qëndron pezull. Dick Marty me një mesazh politik: “Kosovarët meritojnë liderë të tjerë”

Raporti i prokurorit special Clint Williamson ka dalë me disa konkluzione që priren të godasin sërish në skenën politike kosovare. Kështu në raport flitet për krime kundër njerëzimit, ndonëse për akuzën e trafikut të organeve, Williamson ka shkruar se ka dëshmi, por jo prova. Në këtë kuptim, çështja mund edhe të ketë mbetur e hapur. P.sh profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, ka deklaruar se moskonkludimi në këtë çështje e bën atë peng të hetimeve të mëtejshme. “Sipas raportit, Williamsoni nuk ka gjetur prova të sigurta, por ka indikacione se mund të ketë pasur edhe kësi lloj krimi, trafikim organesh. Prandaj kjo nuk e mbyll vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshme. Është dashur të mbyllet ky rast, por këta (ndërkombëtarët) ende mendojnë se duhet të vazhdojnë hetimet dhe se ato nuk janë mbyllur. Kjo është shumë e dëmshme për Kosovën”, u shpreh Saliu(http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=47370&Ctype=1). Ndërkohë për raportin ka reaguar edhe Dick Marty, zvicerani që hartoi i pari raportimet për akuzën e trafikut të organeve. Sipas tij akuza për krime kundër njerëzimit është shumë e rëndë, ndërsa për trafikun e organeve Marty është shprehur se “ai kurrë nuk e ka vënë theksin aty”. Por me më shumë rëndësi është qasja politike e tij, që “tradhton” dëshirën e një pjese të Europës politike në raport me lidershipin kosovar. “Qytetarët e Kosovës meritojnë që në krye të vendit të vijnë gra dhe burra me duar të pastra. Deri më sot ndërlidhja mes politikës dhe krimit të organizuar ka qenë aq e madhe, saqë nuk ka qenë e mundshme të ndërtohet një asdministratë normale”, tha Marty.
http://koha.net/?id=27&l=19749
s.z
Add new comment