AKEP rekomandon ulje të tarifave të celularëve nga 1 janari 2015

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka rekomanduar uljen e tarifave të komunikimit me celular. Gazeta “Shqip” shkruan se rekomandimi i AKEP-it parashikon që derim më 1 janar 2015, operatorët duhet të “ulin tarifat e terminimit(tregu i shumicës) në nivelin 1.48 lekë/min, por edhe të heqin diferencimet e çmimeve me pakicë mes thirrjeve brenda me ato jashtë rrjetit”. AKEP-i ka dalë në këtë konkluzion pasi ka bërë një studim tregu, të përmbledhur në një doklument të posaçëm për këtë gjë. Madje sipas kësaj analize, operatorrët në Shqipëri luajnë me ofertat, të cilat otentojnë të konservojnë klientelën, por pa cenuar çmimin standard.
s.z
Add new comment