672 të vdekur nga Ebola në Afrikën Veriore që nga muaji shkurt. Deri tani të prekura tre vende

Shpërthimi i Ebolës në Afrikën Perëndimore po rezulton të kthehet në një situatë shumë serioze dhe me potencial të madh të zgjerimit të virusit edhe në vende të tjera. Që nga muaji shkurt kur virusi u bë prezent në Sierra Leone, Guine dhe Liberi, kanë vdekur 672 persona. Po kështu, dje në Sierra Leone humbi jetën po nga virusi në fjalë, Sheik Umar Khan, shefi I ekipit mjekësor që merret me trajtimin e të infektuarve nga virusi. Për këtë arsye disa vende afrikane kanë ndaluar fluturimet drejt vendeve të origjinës së virusit, sikurse vetë këto të fundit kanë ndërprerë edhe disa aktivitete, përfshirë ndeshjet e futbollit. Alarmi shtohet për shkak të specifikave të virusit që ka inkubacion 21 ditë, pra infektimi nis të japë simptomat pas tre javësh, ndërkohë që vdekshmëria është 90% dhe nuk ekziston një vaksinë kundër tij.
s.z
Add new comment