Rritja e vetëvrasjeve, Ministria e Brendshme shkresë 12 drejtorive të policisë

Postuar në 27 Korrik, 2014 08:07

Shtimi i numrit të tentativave për vetëvrasje ka detyruar Ministrinë e Brendshme që të kërkojë nga 12 drejtoritë e qarqeve të kenë një vëmendje të shtuar dhe rritje të profesionalizmit pwr raste tw tilla. Sipas “News 24”, nga ana e Ministrisë së Brendshme tërhiqet vëmendja që të verifikohen te gjitha pretendimet qe ngrihen nga familjarët apo shtetas të tjerë në lidhje me vetëvrasjen e personit, motivin e vetëvrasjes, ose çdo dyshim tjetër që ato paraqesin. Për secilin nga rastet, persona duhet të sqarohen në lidhje me ecurinë e hetimit, si dhe për verifikimin e dyshimeve që kanë paraqitur.  

Departamentit të sigurisë publike i është kërkuar që të rrisë bashkëpunimin me prokurorinë, si dhe për rastet që kanë dyshime ose ankesa nga familjarët, apo persona të tjerë, të bëhen analiza të detajuara.  Mosha mesatare e viktimave sipas burime të policies, që citohen nga televizioni, është nga 18 deri në 55 vjeç  Sipas ministrisë është kthyer në shqetësues trendi rritës i vetëvrasjeve veçanërisht në qarqet Tiranë, Korçë, Fier, Durrës , Vlorë dhe Lezhë ku familjarët kanë pretenduar se viktima ta ketë kryer aktin e rëndë vetëflijues si pasojë e heqjes nga puna nga insitucionet shtetërore dhe private.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/rritja-e-vetevrasjeve-mpb-shkrese-12-drejtorive-te-policise-203187.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.