Kërcënohen me jetë Igli Tare dhe familja e tij

Postuar në 27 Korrik, 2014 11:36

Igli Tare dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë. Këtë e ka pohuar vetë Tare në një intervistë për italianen “Il Tempo” ku ai shprehet se ka marrë mesazhe kërcënuese në telefon nga persona ende të paidentifikuar. Kërcënimet nisën pas dështimit të bisedimeve për blerjen e mesfushorit Davide Astori dhe pas përballjes që tifozët lacialë me Taren në një hotel ku Lacio po zhvillonte fazën përgatitore.

“Dikush ka mësuar numrin tim të telefonit dhe e ka publikuar në internet. Filluan të më vinin të njëjtët mesazhe kërcënues, po jo vetëm. Një natë më parë shkuan edhe më tej. Më telefonuan tek telefoni i bashkëshortes dhe nisa të shqetësohesha” thotë Tare në intervistën e tij.

Artikulli i plotë në italisht: http://www.iltempo.it/sport/calcio/2014/07/27/io-e-la-mia-famiglia-minacciati-costretto-a-cambiare-telefono-1.1275325

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.