Hakerat “Robin Hudë” bllokojnë faqet online të ministrive: Mallrat e sekuestruara, fukarenjve

Një peticion online me 13 pika kanë lexuar për pak kohë sot at që kanë klikuar në faqet kryesore zyrtare online të ministrive. Faqet janë hakeruar nga “Redanons_Al Justice”, një grup që bëri për pak kohë praktisht ta paklikueshme këto faqe në versionin e tyre zyrtar. Të hakeruara ishin faqet e ministrisë së Jashtme, Integrimit, Kulturës, Financave, Drejtësisë, Zhvillimit Urban, ministrisë së Ekonomisë, Shendetësisë, Inovacionit, Energjitikës dhe ministrisë për Çështjet Vendore. Hakeruesit kanë ngritur shqetësime sociale e politike, nga reforma në arsim e cilësuar prej tyre e papranueshme, moszbatimin e vendimit të qeverisë për IMEIN-n e celularëve, shpërndarjen për njerëzit e varfër të mallrave kontrabandë të sekuestruar nga doganat etj. Nuk mungonin dhe mesazhet politike si ato për drejtësinë e cila konsiderohej totalisht jashtë kontrollit, dhe një mesazh drejtuar kryeministrit i cili akuzohej se po bën përpjekje për të uzurpuar kompetencat e presidentit. Mes të tjerash hakeruesit kërkonin dhe konstatonin: “Uljen me 50% të pagës së gjithë deputetëve, mallrat e sekuestruara t’iu jepen të varfërve; disa media në vend kontrollohen nga PS; drejtësia shqiptare, jashtë kontrollit” etj.
a.k
Add new comment