Turqia inaguron linjën e shpejtë hekurudhore që lidh Stambollin me Ankaranë

Turqia ka inaguruar një linje hekurudhore të shpejtësisë së lartë që do të lidhë Stambollin me Ankaranë. Tashmë kjo linjë që më parë përshkruhej për 7 orë do të zjasë sa gjysma e kësaj kohe.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan udhëtoi në bordin e trenit të parë nga Ankaraja.
Binarët i lejojnë këtij treni të arrijë një shpejtësi mbi 250 km/h.
Erdogan, i cili do të jetë kandidat për president në zgjedhjet e gushtut, është zotuar për përmirësimin e rrjetit të transportit në Turqi.
"Ne kemi bërë një premtim. Ne kemi punuar shumë. Ne kaluam malet dhe kaluam mbi lumenjtë," tha Erdogan, në një ndalesë të fushatës në qytetin Eskisehir.
S.s
Add new comment