Anëtartët e Këshillit Bashkiak katër muaj pa rroga, shkak bllokimi i buxhetit të bashkisë

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë katër muaj pa marrë rrogat. Pagat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak nuk janë dhënë që nga muaji prill për 55 këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Shkak për mospagesën e tyre me sa duket është bërë bllokimi i buxhetit të Bashkisë së Tiranës.
Kështu shkruan sot “GSH”. Sipas kësaj të përditshme, paga e këshilltarëve të këshillave vendorë është sa 10 për qind e pagës së kryetarit të bashkisë apo të komunës. Pra, këshilltarët e Tiranës e kanë pagesën sa 10% e pagës së kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha.
Sipas një vendimi qeverie të miratuar në vitin 2012, niveli i pagës së kryebashkiakut të Tiranës varion nga një minimum prej 140 mijë lekësh dhe një maksimum prej 174.8 mijë lekësh në muaj. S.S
Add new comment