Taren "e mund" Sabatini: Në sekondën e fundit Roma i merr Astorin, për të cilin Tare ish investuar

Postuar në 25 Korrik, 2014 02:43

Igli Tare, sipas gazetës italiane La Repubblica, është duke jetuar momentin e vet më të vështirë si drejtues i klubit të Lazios. Ai kish krijuar idenë se e kishin kopsitur mirë blerjen e lojtarit të Cagliari-t, Davide Astori, por në sekondën e fundit, Astorin e marrin të tjerë. Dhe nuk janë të tjerë dosido. E marrin … ata të Romës, dhe me këtë kanë fituar derby-n e parë të sezonit (atë mes Tares e alter egos së tij te Roma, Sabatinit), duke bërë që tifozët e Lazios, të mbetur ligsht, të protestojnë. Një numër syresh kanë kërkuar dhe dorëheqjen e Tares. Dhe ky i fundit ua ka pranuar sfidën: “unë kam vendosur fytyrën time në këtë histori, e nëse nuk arrij objektivat në fund të periudhës së mercato-s, do të jap dorëheqjen.

Por thuhet se të gjithë pazarin e ka prishur presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito, i cili në një moment të negociatave të udhëhequra nga Tare, duke menduar se nuk kish të tjerë që e kërkonin Astorin, u thotë drejtuesve të Cagliarit: “Unë nuk ju jap më tepër se 6 milionë euro, prandaj ose ulni çmimin, ose jeni të lirë ta shisni Astorin kujt të doni”. Nuk ia prishën. Ia shitën dikujt tjetër. Me 2 milionë më tepër. E sikur të mos ish mjaft kjo goditje, vjen një më e fortë. Tjetri që e bleu e ka emrin ‘AS Roma (associazione sportiva Roma)’, rivali i përjetshëm i S. S. Lazios (societá sportiva Lazio).

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.