Dule takon Venizellos. Pas takimit paralajmëron edhe një largim të mundshëm nga koalicioni me PS-në

Postuar në 24 Korrik, 2014 15:26

Vangjel Dule ka zhvilluar sot takimin e paralajmëruar me kreun e diplomacisë greke, Evangjelos Venizellos. Dule ka folur pas takimit dhe ka paralajmëruar se mosndryshimi i qëndrimit të PS-së për çështjet e reformës territoriale, mund të sjellë largimin nga koalicioni, ose siç u shpreh ai “do na kenë dëbuar ne bashkë me vlerat që ne përfaqësojmë”. Kjo pasi  sipas Dules “po shkelet një e drejtë klasike e të drejtës komunitare, ajo që është e tjetërsimit të dhunshëm të raporteve demografike në hapësirat ku jetojnë pjesëtarë të minoriteteve etnike”. Reagim të ngjashëm ka patur edhe zv.ministri i Jashtëm Alqi Pulo nga Gjirokastra, duke dubluar kështu në qëndrimet publike eprorin e tij Ditmir Bushati. Këto zhvillime duket se nuk e kanë zënë në befasi dhe aq PS-në, e cila po të lexohet me vëmendje opinioni i deputetit Koço Kokëdhima në gazetën “Shekulli” pret si alternativë PDIU-në, teksa ka theksuar ndër të tjera se “PDIU është partie e opozitës dhe ka pesë deputetë”(http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=51658&kat=92). Nuk dihet nëse kjo rrokadë mund të ndodhë, pasi që të realizohet një gjë e tillë, duhet parashikuar edhe qëndrimi i LSI-së, por edhe fakti se përpara janë zgjedhjet lokale.  

http://top-channel.tv/artikull.php?id=281781

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Pune e madhe...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.