5 deputetët ë PS-së “bojkotojnë” votimet e ligjeve, Rama nuk i bindi dot

Për herë të parë, mazhoranca dërrmuese e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, është vënë në vështirësi në parlament. Koalicioni qeverisës nuk ka pasur 85 vota për të kaluar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Një grup prej 5 deputetësh, pak para votimit të ligjeve për KLD-në dhe ndryshimet në Kodin Penal janë larguar nga salla e paramentit.
Tom Doshi, Mark Frroku, Armando Prenga, Pjerin Ndreu dhe Parid Cara ishin deputetët “plang prishës”.
“Panorama” shkruan se pavarësisht tentativës së Ramës për të rikthyer në sallë deputetët nuk ia ka dalë dot. Kryeministri ka negociuar me telefon por pa pasur sukses.
5 deputetetët socialist gjatë kohës që Kuvendi kishte pezulluar punimet po dregkonin në një restorant pranë Kryesisë së Kuvendit.
Tom Doshi së fundmi është shfaqur kritik nga ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri duke e akuzuar se kontrollon emërimet në polici. Kurse deputetët Prenga dhe Cara janë shfaqur kundër draftit të reformës territoriale.
Doshi u justifikua për largimin e tij se, po festonte ditëlindjen e Mark Frrokut, që në fakt sipas CV-së së dorëzuar në parlament rezulton se ka lindur në muajin tetor.
S.S
Add new comment