Paralajmërimi i Tom Doshit: Javën tjetër ka ditëlindjen Armandoja. Edhe mund të mos jem

Tom Doshi, deputeti i Partisë Socialiste që nuk shqyhet për “diplomat” i ka dhënë një përgjigje prej eksperti komunikimi kryeministrit, Edi Rama nëpërmjet deklaratave në media.
Doshi e ka “justifikuar” largimin nga salla e Kuvendit me ditëlindjen e Mark Frrokut dhe ka shtuar se javës tjetër ‘mund’ ta ketë ditëlindjen Armando Prenga.
Tom Doshi: Nuk ishte presion ndaj Ramës, po festonim ditëlindjen e Mark Frrokut. (Ditëlindja e tij është më 6 tetor). Nuk e di nëse javës tjetër e ka ditëlindjen Armandoja. Edhe mund të mos jem.
Pjerin Ndreu: Isha për pak kohë në drekë me kolegët, por pastaj isha në hallet e mia familjare. Unë jam pro reformës në drejtësi. Kaq.
Armando Prenga: Nuk kam asnjë lloj reagimi. Por jam pro qeverisë “Rama” dhe të gjithë qeverisë. Ishte një rastësi mungesa, nuk kishte asgjë të organizuar.
S.S
Comments
Epo keshtu i do mushka drute,
Epo keshtu i do mushka drute, thote populli. Nese P.S.-ja ka nje organizimi te tille partiak, ku statuti neperkembet, ku aktivat e rretheve nuk mblidhen kurre, ku kryetaret e ketyre aktiveve emerohen dhe nuk zgjidhen ku deputetet e rretheve shpesh nuk kane lidhje fare me zonat elektorale por emerohen nga kryesia (kryetari), ku pikerisht per faktin se nuk kane lidhje por jane pjese e nje liste te partise ata nuk i pergjigjen kurrsesi elektoratit as per kush jane dhe as per cfare bejne, atehere eshte normale qe ne parlament te shkojne gjithcfare horrash, te cilet Rama dhe tironsit e tjere mendojne se mund ti kontrollojne. Hajde cun tirone hajde...!!!
Per mos-pjesemarrje ne seance
<p>Per mos-pjesemarrje ne seance e perjashtuan Kastriot Islamin, sipas statutit te partise, apo jo?</p>
Paguhesh me taksat tona o
<p>Paguhesh me taksat tona o llum. Nqs te pelqen te shkosh neper ditelindje dhe jo te besh punen per te cilen te kane zgjedhur votuesit dorezo mandatin e deputetit.</p>
Add new comment