Albin Kurti kundër sistemit të zgjedhjeve një herë në katër vjet: Është tepër rrallë për Kosovën

Kosova nuk po gjen dot rrugën për të dalë nga kriza politike, pas zgjedhjeve të 8 qershorit. I gjetur në këtë situatë, ndërsa nuk po merr pjesë as në koalicionin e opozitës pasi nuk i janë plotësuar kushtet e tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, në shtator ose tetor, ndërsa ka theksuar se VV është e gatshme për zgjedhje, raporton RTK.
"Ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje dhe do të jemi të gatshëm edhe tash që nuk kemi fituar ende, edhe atëherë kur do të fitojmë sepse besojmë që është tepër rrallë që një herë brenda katër viteve të kemi zgjedhje në Kosovën e cila po vlon nga problemet nga më të ndryshmet. Pra, ka shumë mundësi që në shtator ose tetor do të kemi zgjedhje të reja dhe Lëvizja Vetëvendosje! në këto do të hyjë më e fuqishme si asnjëherë më parë. Në të njëjtën kohë mund të them që gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar edhe me këtë koalicionin LDK, AAK, Nisma të cilët duket se do të garojnë bashkë. Pra, do t’i kemi tri pole në zgjedhjet e ardhshme. PDK’në si partinë pushtet, si parti shtet, me satelitët e saj, LDK’në, AAK’në dhe Nismën në njërën anë dhe Lëvizjen Vetëvendosje! si poli i tretë, i cili do ta ketë bashkëpunimin me disa prej sindikatave”, ka thënë Kurti.
Comments
Mire mire, po perhere ti do
<p>Mire mire, po perhere ti do jesh kryetar i VV-se apo do ja hapesh rrugen ndonjehere ndonje tjetri?</p>
Add new comment