Arkiv-Lajme

Beqaj në Lazarat: Gjendja shëndetësore e banorëve e njëjta me çdo zonë të vendit

Postuar në 19 Korrik, 2014 05:18

Nga Lazarati, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaron se gjendja shëndetësore e banorëve të kësaj zone është normale. Beqaj ka vizituar Lazaratin me rastin e restaurimit të qendrës shëndetësore në këtë komunë.

 “Situatë epidemiologjike e njëjtë me çdo zonë tjetër të vendit”, tha ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Marijuana konsiderohet si një nga drogat që dëmtojnë shëndetin më shumë se duhani, por ministri ka konfirmuar se prania e kësaj bime nuk ka lënë as një pasojë te banorët e fshatit Lazarat.

Shehi: PD duhet të nxjerrë një variant të vetin për ndarjen territoriale, do të preferoja një formulë ku njësitë rurale të kenë administratën e tyre

Postuar në 19 Korrik, 2014 05:05

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, thotë se PD duhet të ketë një variant të sajin sa i takon ndarjes së re territoriale dhe administrative. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Shehi gjithashtu shpreh mendimin e tij se si duhej të ishte harta e re.

Serbi, aksidentohet autobusi me 49 pasagjerë shqiptarë, 30 të lënduar, 15 fëmijë

Postuar në 19 Korrik, 2014 05:03

Aksidentohet një autobus në Serbi, 360 të lënduar, mes tyre 15 fëmijë. Autobusi është ka dalë nga rrugë në Serbi. Automjeti nga ishte nisur nga Podujeva dhe udhëtonte nga Salzburgu në Prishtinë me 49 pasagjerë të gjithë shqiptarë.

Mediet serbe raportojnë për 10 pasagjerë të lënduar në gjendje të rëndë, ndërsa 12 fëmijët e gjendur në autobus nuk janë në rrezik për jetën. Arsyet e aksidentit janë ende të panjohura. 

 

S.S

Arben Ristani: Vendimi për bojkot është ekstrem, por... ishim të detyruar

Postuar në 19 Korrik, 2014 04:42

Arben Ristani, ish-kryetari i famshëm i KQZ-së dhe ish-zv.ministër i Brendshëm në qeverinë “Berisha”, e cilëson të rëndë vendimin e Partisë Demokratike për bojkotimin e punimeve të Kuvendit.

Deklarata e Ristanit është një kritikës soft për lidershipin e PD-së që ka marrë këtë vendim. Por, nga ana tjetër deputeti demokrat e justifikon këtë qëndrim.

Braçe: Si ka mundësi që Lulzim Basha të gjejë mbështetje për vendimet e tij vrasëse e të korruptuara???

Postuar në 19 Korrik, 2014 04:33

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka akuzuar Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar se, po punon për llogari të kreut të Bashkisë së Tiranës.

Braçe thotë në një postim në Facebook, se Lulzim Basha po shpërblen klientët e tij me leje ndërtimi në kundërshtim me rregullat dhe ligjet, ndërsa INUK po e ndihmon për hapjen e kantiereve për mafien e betonit.

Deputeti socialist ngre një pyetje për qeverinë: Po si ka mundësi që Lulzim Basha të gjejë mbështetje për vendimet e tij vrasëse e të korruptuara kështu, kaq totalisht?!!”

 

Obama paralajmëron kryeministrin e Izraelit

Postuar në 19 Korrik, 2014 02:51

Presidenti amerikan, Barack Obama ka mbështetur të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, por është shprehur kundër ndërhyrjes në Gaza.

Duke folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netayahu, ai ka nënvizuar se ishte thellësisht i shqetësuar për humbjen e jetëve civile, ku ka shkuar në 300 numri i viktimave palestineze.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon do të mbërrijë sot në rajon për të ndërmjetësuar Izraelin me Hamasin.

Çfarë ka ndryshuar në deklarimin e pasurive për ambasadorët (sa janë pasuruar)?

Postuar në 19 Korrik, 2014 02:44

Ambasadorët shqiptarë në të gjithë botën në sajë të karrierës së tyre të gjatë profesionale kanë një pasuri jo të vogël. Si kanë ndryshuar pronat, llogaritë bankare dhe detyrimet e kredinë në këto 2 vitet e fundit?

Deklaratat janë bërë nga ambasadorët në vitet 2014 dhe 2013. Duhet të mbahet parasysh që deklarimi bëhet për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit paraardhës. Nga ky grup ambasadorësh bie në sy pasuria e Artur Kukos, i cili ka blerë një shtëpi në Bruksel për afro 300 mijë euro, pas një kredie prej 180 mijë eurosh që ai ka marrë në një bankë jashtë Shqipërisë. 

Pse munguan postblloqet pas vrasjes së Artan Santos?

Postuar në 19 Korrik, 2014 02:33

Mungesa e përgjegjësit të sallës operative në Policinë e Tiranës, duket se ka sjellë moskordinimin në kohë rekord për ngritjen e postoblloqeve policore në dalje të kryeqytetit, nga të cilat mund të ishte ndaluar motori me dy autorët që ekzekutuan në 26 qershor Artan Santo.

Sipas prokurorisë, e cila njëherësh me hetimet për Santon po verifikon dhe veprimet në teren të Policisë së Shtetit, ditën e ngjarjes përgjegjësi me inicialet N.M., i sallës operative nuk ndodhej në detyrë, raporton “Shqiptarja.com”.

Strasburgu refuzon kërkesën për ngrirjen e dosjeve të ish-pronarëve, dëmshpërblimi 500 mln euro

Postuar në 19 Korrik, 2014 02:14

Gjykata e Strasburgut do të vazhdojë të shqyrtojë dosjet e kompensimit të ish-pronarëve edhe pse qeveria shqiptare ka bërë kërkesë për ngrirje të tyre. Qeveria shqiptare nuk ka arritur të bindë Gjykatën e Strasburgut për të mbajtur të ngrira dosjet e kompensimit të pronarëve, deri në fund të këtij viti dhe gjetjen e një zgjidhje të brendshme.  

Linda Rama: “Zonjë e Parë është zonja Nishani”. Më tej flet për shtatzaninë, për të shoqin, për debatin e tij me Krastën, etj …

Postuar në 18 Korrik, 2014 15:17

Në një intervistë dhënë në studion e programit Jamais Vu përballë Mustafa Nanos, Linda Rama flet për shtatzaninë, për fëmijën e ardhshëm, për marrëdhëniet me të shoqin, me vjehrrën, për jetën që i ka ndryshuar pas 23 qershorit, ndonëse ajo pretendon se ka mbetur ajo që ka qenë, e për shumë argumenta të tjera. Intervista do të transmetohet sonte në Ora News, në orën 23.05.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme