Pse munguan postblloqet pas vrasjes së Artan Santos?

Mungesa e përgjegjësit të sallës operative në Policinë e Tiranës, duket se ka sjellë moskordinimin në kohë rekord për ngritjen e postoblloqeve policore në dalje të kryeqytetit, nga të cilat mund të ishte ndaluar motori me dy autorët që ekzekutuan në 26 qershor Artan Santo.
Sipas prokurorisë, e cila njëherësh me hetimet për Santon po verifikon dhe veprimet në teren të Policisë së Shtetit, ditën e ngjarjes përgjegjësi me inicialet N.M., i sallës operative nuk ndodhej në detyrë, raporton “Shqiptarja.com”.
Kjo jo për shkak të largimit të tij me dëshirë, por për shkak të eprorëve të tij, të cilët atë ditë e kishin transferuar në një pozicion tjetër.
Comments
Aha, dmth lepuri fle akoma
<p> Aha, dmth lepuri fle akoma me lart sesa pergjegjesi i salles operative.....</p>
Add new comment