Braçe: Si ka mundësi që Lulzim Basha të gjejë mbështetje për vendimet e tij vrasëse e të korruptuara???

Postuar në 19 Korrik, 2014 04:33

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka akuzuar Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar se, po punon për llogari të kreut të Bashkisë së Tiranës.

Braçe thotë në një postim në Facebook, se Lulzim Basha po shpërblen klientët e tij me leje ndërtimi në kundërshtim me rregullat dhe ligjet, ndërsa INUK po e ndihmon për hapjen e kantiereve për mafien e betonit.

Deputeti socialist ngre një pyetje për qeverinë: Po si ka mundësi që Lulzim Basha të gjejë mbështetje për vendimet e tij vrasëse e të korruptuara kështu, kaq totalisht?!!”

Ja çfarë shkruan Braçe:

Lulzim Basha është pushtetari më i korruptuar në këtë vend, nuk tërhiqet. Po një pyetje kam: Po INUK i qeverisë çfarë kërkon pas kësaj marrëzie?

I ka mbetur fare pak kohë dhe ka vetëm një synim: Ti shërbejë me kantiere të reja ndërtimi atyre që paguan pushtetin  tij në Bashkinë e Tiranës, mafies së betonit.

T’i shërbejë me “rrugë” kombëtare njërit prej mafies së betonit që ka ndërtuar këtu 24 kate të cilat nuk kanë ku shfryjnë. Ti shërbejnë me rrugë kombëtare pagatorëve të tij të qendrave tregtare që kanë nevojë për klientë  pa vonesë.

Nuk ka pikë rëndësie për këtë horr se 1200 banorë, familjarë, pleq e fëmijë dëmtohen, rrezikohen në jetën e tyre të përditshme, shkatërrohen përfundimisht pronat e tyre ku kanë investuar! Nuk ka pikë rëndësie për këtë horr se parkut të Tiranës i hiqet një goxha brez pishash!

Për këtë horr kanë rëndësi veç klientët e tij të mafias së betonit!

Unë jam shumë i qartë me Lulzim Bashën dhe klientët e tij. Ajo që nuk kuptoj unë ka të bëjë me:

Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nën varësinë e qeverisë. Po INUK çfarë kërkon?

Si ka mundësi që angazhohet tërësisht në hapjen e kantierit për mafian e betonit të Lulzim Bashës?

Tri ditë më parë, një zyrtar u këtij INUK-ut, të cilin në Tiranë e njohkan si Ban Laci, është sjellë vërdallë këtej dhe pasi ka takuar disa familjarë ka mbajtur edhe një leksion për ta:

Nuk na intereson fare se i preken interesat Erjon Braçes, ne do të hapim territorin për rrugën, ju ka thënë. Për këtë të fortin e INUK dhe për gjithë të tjerët:

Unë nuk kam asnjë interes të përveçëm në këtë histori. Nuk kam as truall, as shtëpi private, as pronë në pyll dhe nuk dua të ndërtoj pallat me 13 kate këtu!

S’kam as para për këtë, as dëshirë të merrem me beton.

Besoj kjo është e qartë për horrin Basha dhe natyrisht edhe për këta të INUK! Besoj edhe për qeverinë. Vetëm një interes kam si banor e qytetar: Sigurinë e jetës për vete, fëmijën tim dhe të banorëve të tjerë këtu. Kaq!

Dhe natyrisht sigurinë e jetës nuk kam e nuk kemi ndërmend ta lëmë të cenojë Lulzim Bashën dhe gjithë të tjerët, pavarësisht si e kanë emrin.

S.S

Comments

Submitted by Ben (not verified) on

Mjaft, more nxites sherresh!

Shqiperia ka nevoje per mendje te ftohte,ka nevoje per qetesi dhe jo njerez si ty,qe kerkojne sherre cdo moment dhe pastaj ankohen ,se perse nuk ka qetesi dhe zhvillim!

Mjaft!

Nuk e kupton se je nje nga ata ,qe prodhon sherr dhe lufte?

Mjaft me!

Na lini te qete!

Lereni popullin te qete dhe punoni ,te dy grupet,per te bere dicka per Shqiperine,qe te kujtoheni kur te mos jeni me per dicka te mire!

Nese do te behemi ngonje dite,qe une nuk e besoje,do te mund te behemi nga te tjere njerez,me te rrinj dhe pa keto idiotlleqe te tuat dhe te cdokujt qe eshte ne parlament sot dhe kerkon sherr dhe paqetesi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.