Arkiv-Lajme

Teoritë konspirative për rrëzimin e avionit MH17

Postuar në 18 Korrik, 2014 14:52

Në një kohë kur bota vazhdon të kërkojë përgjigje për rrëzimin e avionit MH17, në internet kanë vërshuar teoritë konspirative.

Një prej teorive është se, ata që rrëzuan avionin por kërkonin të vrisnin Vladimir Putinin.

Kjo pasi avioni presidencial rus ka përshkruar të njëjtë vijë ajrore 40 minuta më vonë.

Teoria tjetër është se e gjitha kjo është një punë e shoqërisë sekrete të Iluminatit për të nisur Luftën e Tretë Botërore.

Të ardhurat e Google për 3 muaj shkojnë në 16 miliardë dollarë

Postuar në 18 Korrik, 2014 13:18

Motori më i madh i kërkimit në internet, Google ka raportuar rritje të të ardhurash për tre mujorin e dytë të këtij viti me 22%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kompania thotë se kërkesat e mëdha për reklama kanë ndihmuar në rritjen e të ardhurave.

Në shifra konkrete të ardhurat e Google për muajt prill, maj dhe qershor kanë qenë 16 miliardë dollarë duke kaluar dhe pritshmëritë.

Obama bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në lindje të Ukrainës

Postuar në 18 Korrik, 2014 13:11

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama thotë se një raketë tokë-ajër e lëshuar nga një zonë e kontrolluar nga rebelët në lindje të Ukrainës rrëzoi avionin e Malajzia Airlines MH17. Obama e cilësoi sulmin “mizori” dhe theksoi se “e vërteta do të zbulohet”.

Presidenti amerikan bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në lindje të Ukrainës dhe kërkoi që hetuesit të kenë akses të plotë. “Kjo ishte një tragjedi globale... Sytë e të gjitha botës janë në Lindje të Ukrainës dhe ne do të kujdesemi që e vërteta të dalë”, tha Obama.

Rama në Akademinë e Policisë: Nuk do të jeni kurrë vetëm, motivim financiar për me të mirët

Postuar në 18 Korrik, 2014 09:48

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mbështetje maksimale të qeverisë për punonjësit e policisë. Këtë premtim ai e ka bërë përpara studentëve më të rinj të Akademisë së Policisë së Shtetit. Sot kjo akademi ka hapur sezonin e ri akademik dhe në ceremoninë e hapjes ishin edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Drejtoria e Përgjithshme Policisë, kallëzim penal ndaj Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj për 21 janarin

Postuar në 18 Korrik, 2014 09:35

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka bërë  një kallëzim në prokurori ndaj Hysni Burgaj, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe Agron Kuliçaj zv. drejtor i këtij institucioni. Kallëzimi penal konsiston në akuzat e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim, mos zbatim i urdhrit të ish- Prokurores së Përgjithshme Ina Rama në 21 janar. Urdhri i Ina Ramës ishte, arrestimi i ish-drejtuesve të Gardës së Republikës.

Lavrov: Rusia nuk do përzihet me hetimet për Boeing 777, përgjegjësi e aviacionit civil ndërkombëtar

Postuar në 18 Korrik, 2014 07:51

“Moska nuk ka asnjë plan të kapë konfiskojë regjistruesit e fluturimeve për avionin e rrëzuar në Ukrainën lindore, Malaysia Airlines”, kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov për televizionin” Rossiya 24”.

“Sekuestrimi i këtyre të dhënave të fluturimit do të shkelte të drejtën ndërkombëtare, pasi është në dorën e agjencive ndërkombëtare për të hetuar incidentin”, ka shpjeguar Lavrov. Sipas tij analiza e regjistruesit të fluturimit "është përgjegjësi e ICAO, Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil.

Berluskoni del i pafajshëm për çështjen "Ruby”

Postuar në 18 Korrik, 2014 07:08

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni ka fituar apelin lidhur me dënimin e dhënë për pagesë për seks të një prostitute nën moshë.

Dënimi me 7 vjet burg është rrëzuar nga gjykata në Milano, për çështjen e ashtuquajtur “Ruby”.

Vitin e kaluar, gjykata tha se Berluskoni kishte paguar për seks një 17-vjeçare që punonte si kërcimtare në një pub.

Prokurorët mund të apelojnë vendimin e sotëm duke e çuar çështjen në gjykatën më të lartë në Itali, në Gjykatën e Kasacionit.

Mazhoranca shkëmben Vangjel Dulen me Shpëtim Idrizin, Dule: Rama po bën llogari numrash, jo reformë

Postuar në 18 Korrik, 2014 06:58

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk është dakord me variantin përfundimtar të hartës së re të ndarjes administrativo-territoriale të Shqipërisë që u miratua dje në Komisionin e posaçëm parlamentar për këtë reformë. Sipas kreut të kësaj partia, Vangjel Dule ky variant nuk respekton minoritetin.

 “Nga të dhënat e deritanishme, në dijeninë tonë, reforma orientohet në devijime substanciale nga këto parime dhe standarde dhe në shkelje flagrante të këtyre të drejtave themelore”, tha ai.

Ambasadori palestinez në Beograd: Serbia nuk e ka pushtuar Kosovën, Izraeli Gazën po

Postuar në 18 Korrik, 2014 05:33

Arabët mbështesin Serbinë, por asnjëherë pavarësinë e Kosovës, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan. “Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, kështu mendon ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan

Washington Post: Hetime ndërkombëtare, të sponsorizuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për avionin e rrëzuar

Postuar në 18 Korrik, 2014 05:30

Gjatë ditëve të fundit ka pasur dëshmi të mjaftueshme se Rusia po e shton furnizimin e kryengritësve në pjesën lindore të Ukrainës me armatim të rëndë, përfshirë sistemet kundërajrore, shkruan Washington Post.

Sipas artikullit, qeveria në Kiev ka raportuar se dy aeroplanë luftarakë të saj janë qëlluar javën e kaluar, nga separatistët apo nga aeroplanët ose bateritë ruse, që operojnë matanë kufirit. Të enjten ndodhi tragjedia e madhe: shkatërrimi i aeroplanit të Malajzisë me 295 njerëz në bord.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme