Lavrov: Rusia nuk do përzihet me hetimet për Boeing 777, përgjegjësi e aviacionit civil ndërkombëtar

Postuar në 18 Korrik, 2014 07:51

“Moska nuk ka asnjë plan të kapë konfiskojë regjistruesit e fluturimeve për avionin e rrëzuar në Ukrainën lindore, Malaysia Airlines”, kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov për televizionin” Rossiya 24”.

“Sekuestrimi i këtyre të dhënave të fluturimit do të shkelte të drejtën ndërkombëtare, pasi është në dorën e agjencive ndërkombëtare për të hetuar incidentin”, ka shpjeguar Lavrov. Sipas tij analiza e regjistruesit të fluturimit "është përgjegjësi e ICAO, Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil.

“Kjo është përgjegjësi e atyre shteteve të cilat kanë lidhje më të drejtpërdrejtë me këtë tragjedi, si Holanda, Malajzia dhe shtetet e qytetarëve të cilët ishin në bord, dhe natyrisht Ukrain. ", tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të nisë urgjentisht një hetim të hapur dhe të paanshëm në këtë aksident ajror në Ukrainë. Ministri ka mirëpritur planet e Presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko për të krijuar një komision të posaçëm për të hetuar tragjedinë, por theksoi se një grup të tillë duhet ta bëjnë së bashku sa më shpejt të jetë e mundur.

 

http://rt.com/news/173820-ukraine-plane-black-boxes/

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.